‘Duke ndenjur në shtëpi do merremi me Ramën’, ish-ministri ironizon keq kryeministrin

ti.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën nga koronavirusi ku edhe ka ironizuar kryeministrin Rama.

Postimi i Manjanit:

Besoj se edhe me pak durim dhe me shumë vendosmëri do të duhet të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin duke QËNDRUAR NË SHTËPI!

Kjo javë është vendimtare! Duhet të jetë sipas çdo llogarie…

Qoftë sa më e lehtë e me sa më pak barrë!

Me shumë gjasë, siç thonë të gjithë ekspertët, ne do ta marrim këtë virus. Gjithë sfida është të mos e marrim të gjithë njëherësh, sepse spitalet nuk ja dalin dot. Nuk ka spital në fakt që ja del në këto këto kushte.

Ndaj duhet ndihmuar spitali sot, që të na ndihmojë spitali kur të na duhet.

Gjithashtu me rëndësi është të kuptojmë se shumica dërrmuese e kalojnë këtë virus në shtëpi dhe me masa mbrojtëse të njohura. Me shumë gjasë disa prej nesh po e kalojnë.

Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja.

Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë.

Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat.

Kaq! Asgjë më shumë!

Kjo është domosdoshmëri!!!

Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi… Pse jo?!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303