fbpx

Duke nisur nga 1 Qershori, Serbia rihap kufijtë për shtetasit e rajonit

Nga 1 qershori, Serbia do t’i rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kufijtë në rajon janë mbyllur qysh në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Daçiç tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçiç tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende. Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.

Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220.

Gjatë javës së kaluar, Kuvendi i Serbisë ka votuar për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit.