Dukesha Meghan në probleme me shtetin amerikan

6337242-0-image-a-19_1542539675345.jpg

Familja Mbretërore përballet me ‘makthin’ e taksave, pasi zyrtarët e SHBA pretendojnë se Meghan dhe Harry u detyrohen atyre një pjesë të pasurisë së tyre prej miliona dollarësh.

Dukesha e Sussex është ende një qytetare amerikane kështu që duhet të paguajë taksat në SHBA, dhe në taksa mund të përfshihet edhe pasuria e përbashkët që ka me bashkëshortin e saj.

Kjo mund të përfshijë edhe pasurinë e saj prej 5 milion dollarë amerikanë dhe burimin kryesor të pasurisë private të Princit Harry, një fond besimi prej 300,000 dollarësh, me të cilin paguan taksën e të ardhurave në Mbretërinë e Bashkuar.

Taksa madje mund të shtrihet madje edhe tek Mbretëresha dhe Princi Çarls pasi ata ofrojnë fonde për çiftin, raportoi Sunday Express, duke shtuar se çifti mbretëror do të punësojë një ekip të konsulentëve financiarë amerikanë për t’u marrë me çështjen.

“Po shohim një nivel të ekspozimit financiar që Familja Mbretërore nuk i është dashur të përballet ndonjëherë më parë,” tha një burim.

Shërbimi i Brendshëm i Ardhurave të SHBA-ve dihet se është jashtëzakonisht i rreptë me njerëzit që besojnë se u detyrohen atyre të holla.

Meghan jeton në Britani të Madhe me një vizë familjare, por ajo do të ketë një status tatimor të komplikuar për sa kohë që ajo mbetet shtetase e SHBA.

Ligjet tatimore nënkuptojnë se edhe nëse Meghan, e cila ka lindur në Los Angeles, jeton me kohë të plotë në Britani të Madhe, ajo ende duhet të paraqitet në SHBA çdo vit.

scroll to top