fbpx

“Duro dhe pak, nuk do jesh më deputet”. Braimllari paralajmëron Niko Peleshin: Jo se e them unë, por…

braimllari.jpeg

Kandidati i LSI për deputet në Korçë, Endrit Braimllari  në një status në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Niko Peleshi nuk do të jetë më deputet pas 25 prillit.

“Niko Peleshi, pa merak, duro dhe pak ditë se do ta bëj të qartë ty dhe gjithë Korçës, sesi drejtoritë e tu së bashku me ty abuzojnë në emër të qytetarëve.

Sa për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso 😂

Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit, jo se e them unë, por se socialistët e ndershëm janë larguar prej teje se ti i braktise për interesat e tua personale.

Ti vetëm i përdor njerëzit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare”, shkruan Braimllari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303