Durrës/ Donte të dukej si “trim”, 13-vjeçari me armë me vete në shkollë

Ditën e sotme kanë nisur kontrollet nëpër shkolla, ku një 13-vjeçari iu gjet një pistoletë imituese me vete.

Mesa duket i riu donte të dukej si ‘trim’ para shokëve, ku mburrej me armë fals para tyre.

Menjëherë, policia e Shijakut vuri nën hetim adoleshentin, i cili u procedua në gjendje të lirë.

Policia thotë se në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.