Durrës/Nuk respektuan rregullat anti-Covid-19, gjobiten 61 drejtues automjetesh

polici-durres.jpg

Policia e Durrësit ka gjobitur 61 shoferë për mosrespektim të protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë policia njofton se kontrollet do të vijojnë. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ushtruar kontrolle dhe këshilluar subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Durrës, për respektimin e protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ushtruar kontrolluar dhe këshilluar subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë përqendruar kontrollet për ruajtjen e distancës fizike, kryesisht në ato automjete që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.

Gjatë kontrolleve janë vendosur 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303