Durrës/ Rama, batuta me nxënësit gjatë inspektimit: Të keqen e flokëve me dy kate

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Durrës, ku ka inspektuar shkollën “Neim Babameto”.

Mirëpo, Rama ka nisur të bëjë humor me nxënësit teksa i takonte.

“Ti nuk je për shkollë më dukesh, më duket se je rehat tek bordura këtu”, i tha Rama njërit prej nxënësve dhe më tej iu drejtua një tjetri: Hajde këtu hajde, pse e mban kapuçin? Do të dukesh si rrepist?

Ndërkohë më tej ka vijuar bisedën më një fëmijë, duke e pyetur se nga është dhe ku e ka shtëpinë dhe nëse i është dëmtuar apo jo.

Rama: Shtëpinë, ku e ke?

Nxënësi: Atje (dhe tregon vendin me kokë).

Rama: Është dëmtuar?

Nxënësi: Jo.

Rama: Epo shyqyr. Të keqen e flokëve, si i paske flokët me dy kate.