Durrës/ Vodhi motorin që i kishte bllokuar policia, por ia gjejnë sërish, i riu kërcënon me jetë bashkëpunëtorin

Një 23-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim nga policia e Durrësit. Sipas Policisë në pranga ka rënë E.A ndërsa nën hetim është vënë bashkëpunëtorit i tij K.H. Këta dy persona më datë 9 shkurt kanë vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të E.A që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e  K. H.

Por pas hetimeve policia mësoi se motori ishte në garazhin e K.H në lagjen nr.13 në Durrës dhe kanë sekuestruar sërish motorin. Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi sërish Policia, ka kërcënuar  bashkëpunëtorin e tij K. H. se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë. Ai do të dënohet për ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.