“Durrësi, hyrja e Ballkanit”, Rama: Porti gati për 6 vite, 4 porta edhe nga ajri

Screenshot_32-8.jpg

Në prezantimin e masterplanit për transformimin e portit të Durrësit, që zgjodhi ta bëjë në javën e fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u shpreh se qyteti bregdetar do të kthehet në portën tregtare të Ballkanit. Për 6 vite, tha më tej Edi Rama, ëndrra do të jetë bërë realitet. Në këtë projekt, po sipas kreut të qeverisë shqiptare do të investohen 2 miliardë euro.

“Të gjithë ata që janë jahte, por edhe të gjithë të tjerët që lëvizin do të duan të vijnë në Durrës. Kjo është vërtetë një arsye për t’u ndiej të frymëzuar, motivuar dhe të vendosur për ta çuar deri në fund këtë ëndërr, që nga 3D, në 4-5-6 vite do të jetë këtu ku jemi ne sot. Nuk do të ketë më ndotje, por jetë të re që pulson dhe këtu do të jetë zemra e turizmit shqiptar, Durrësi do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptare.Durrësi do të kthehet aty ku ishte atëherë kur këtu vinin ato pak anije, që lëviznin atë kohë dhe këtu lëvizte e gjithë tregtia, në vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës së jetojmë. Durrësi portë tregtare e Ballkanit, sot është dita kur ne kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj” tha ai.Por jo vetëm portet, Rama u ndal edhe aeroportet. “Ne do të hapim 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon. Brenda qershorit e nisim në Vlorë më pas në Sarandë, brenda 2023 do të fillojmë ndërtimin e portës në Shëngjin. Por edhe 4 porta të tjera nga ajri, aeroporti i Kukësit është gati, po ashtu edhe ai i Vlorës dhe Sarandës” tha Rama.Gjatë fjalës së tij, Rama bëri edhe disa batuta. “Se kur këtu të fusnin në burg për Çelentanon, në Kroaci dhe Slloveni kishte plazhe nudo, dhe ju e dini që unë në këtë fushë kam një farë kompetence” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303