fbpx

Durrësi mirëpret të bukurën, cilët janë triumfuesit e garës “Miss & Mister Turizmi”

4f303166-5b45-4e49-80fb-1e1a117b078b.jpg

Mbrëmjen e djeshme, Durrësi ishte kryeqendra e bukurisë, pasi u zhvillua për 15-tën herë, eventit unikal “Miss & Mister Turizmi”.
Vajzat e bukura, elegante dhe djem të hijshëm, shpalosën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, magjinë e bukurisë shqiptare.
Në skenën e teatrit u ngjitën edhe disa nga artisët më të preferuar të kohës, si: Olta Boka, Erik Lloshi etj. që ndezën sallën me këngët e interpretimet e tyre.
Juria këtë vit kishte si kryetare, deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Artemis Dralo, ndërsa si anëtare të jurisë ishte edhe kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, po ashtu dhe personalitete të ndryshme.
1. Miss Turizmi – Franceska Rustemi, 16 vjeçe, nga Durrësi
2. Mister Turizmi – Albi Papa, 18 vjeç, nga Tirana
3. Miss Plazhi – Olivia Golja, 17 vjeç, nga Shijaku
4. Mister Plazhi – Emilian Hasa, 18 vjeç nga Dibra
5. Sirena e Detit – Dajana Ponari, 17 vjeç, nga Durrësi
6. Princi i Kaltër – Orges Duka, 18 vjeç, nga Durrësi
“Luga e Argjendë” iu dha për herë të parë në votë, Orges Dukës.
Çmimin e parë të Miss Turizmit e dorëzoi Valbona Sako, ndërsa kryetarja e jurisë, Artemis Dralo, dorëzoi çmimin Mister Turizmi.
Kjo magji e bukurisë, nuk do ishte i mundur nëse nuk do ishte pasioni dhe këmbëngulja e producentes së evenimentit, Myzejen Konduri.
Producentja Konduri, theksoi se projekti nuk mbeti iluzion me gjithë pengesat që pati, por bashkë me stafin profesional e konkurrentët e mrekullueshëm, vendosën vetë fatin e kësaj gare bukurie që nuk la në harresë trashëgiminë kulturore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303