fbpx

Durrsaku mban peng për 1 orë në makinë 34-vjeçarin nga Lezha, zbulohet arsyeja

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ka mbajtur të mbyllur në makinë për 1 orë, një 34-vjeçar.

Bëhet me dije se ky veprim i tij erdhi si pasojë e motiveve të pronësisë mes dy palëve.

Për këtë arsye, 29-vjeçari u arrestua për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet,  pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.