fbpx

Durrsaku ndihet i kërcënuar nga gruaja, kërkon ndihmë në polici

gruaja.jpg

Një 33-vjeçar nga Durrësi ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga gruaja e tij, e cila e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht

Denoncimi është bërë një ditë më parë në Policinë e Durrësit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një ditë më parë shtetasi A.N. është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohet një urdhër mbrojtjeje i menjëhershëm, në mënyrë që të mos i afrohet prej një distance të caktuar.

Pas bërjes së kallëzimit, policia nisi hetimet për gruan dhunues dhe dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit nën akuzën e dhunës në familje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *