Dy aktorët e famshëm fotografohen nudo mbi një motor në Athinë

Ai është i njohur për rolin e Bucky Barnes në filmin “Avengers”. Por të mërkurën Sebastian Stan na ofroi një pamje të të gjithë trupit të tij nudo dhe ndoshta ata që e panë mund të jenë shokuar fillimisht.

Aktori 36-vjeçar dhe kolegia e tij 38-vjeçare, Denise Gough, u fotografuan pa asnjë rrobë në trup, por për një arsye të fortë.

Të dy aktorët ishin të zhveshur ndërsa udhëtonin me motor në rrugët e Athinës. Por nëse kalimtarët mund ta quanin ndonjë skandal, është thjesht xhirimi i një pjese të filmit “Monday”.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, Sebastian dhe Denise ishin të qeshur, ndërsa duhet të mendonin edhe për pjesën e aktrimit.

Ndërkohë që përballë tyre ishin duke regjistruar pjesa tjetër e stafit, të veshur me xhupa dhe dorashka.

 

Filmi “Monday” është historia e dy amerikanëve, që jetojnë mes Athinës dhe ishujve grekë.

Lër një koment