I pakategorizuar

Dy anëtarët për ‘Kushtetuesen’/ Pas BE, reagon SHBA: Ja ku e çon Shqipërinë ky vendim

Pas delegacionit të BE, ka ardhur reagimi edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë në lidhje me zgjedhjen e dy anëtarëve për ‘Kushtetuesen’.

Në njoftimin në faqen zyrtare, Ambasada ka shkruar se votimi i sotëm e çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese,

Reagimi i ambasadës së SHBA:

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”-shkruan ambasada.