fbpx

Dy autobusë nga Durrësi nisen drejt Kosovës…qetësohet situata në kampin me çadra në Durrës

1574820890_autobus.jpg

Dy autobusë nga Durrësi nisen drejt Kosovës…qetësohet situata në kampin me çadra në Durrës

Janë nisur dy autobusë deri më tani, e ndërsa pritet që të tjerë të nisën në orët e më vonshme. Ato do të priten nga autoritetet vendase atje, ku do të strehohen në qendra rezidenciale. Në rast se numri i shqiptarëve që do të shkojnë në Kosovë do të jetë shumë i lartë, pritet që shqiptarët atje të hapin dyert për vëllezërit e tyre, ashtu siç këta të fundit kanë bërë 20 vite më parë, në vitin 1999.

Nga ana tjetër, sa i përket gjendja në stadiumin “Niko Dovana” ku janë ngritur çadrat, situata është e qetë. Lodhja, frika, stabilizimi me batanije, ushqim, ujë ka bërë që situata të jetë më e qetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303