Dy avionë ushtarakë grekë fluturuan mbi qiellin shqiptar

Para pak ditësh, teksa zhvillohej ceremonia e NATO-s për fillimin e punimeve për rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës u zhvillua një fluturim impresionues i dy avionëve luftarakë.

Ajo që është mësuar ditën e sotme dhe ne nuk e dinim është fakti se dy avionët e modelit F-16C / D, i përkasin forcave ajrore greke.

Një pyetje që ia vlen ta shtrojmë në këtë rast është: A mundet që avionët luftarakë të një vendi që ka ende ligjin e luftës në fuqi me Shqipërinë të futen kaq thjeshtë në territorin tonë?

/Real-neës.tv/