fbpx

Dy burra i vjedhin çantën e dorës një  gruaje në Korçë, arrestohen nga policia

arrestimi-korce-780x405.jpg

3 hajdutë çantash dhe një shofer i dehur kanë rënë në prangat e policisë së Korçës në 24 orët e fundit. Policia bën me dije se dy prej të arrestuarve i kanë vjedhur çantën e dorës me sendet personale një gruaje, ndërsa një tjetër ka vjedhur çantën me veglat e punës së një elektriçisti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 36 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 03.09.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur çantën e dorës, shtetases D. M.,  brenda së cilës ndodheshin dokumente e sende personale të saj, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas u kap me një çantë me vegla pune elektriçisti, të cilën dyshohet se ja kishte vjedhur shtetasit P. K.Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303