Dy foshnje të porsalindura gjenden të vdekura në landfill

Dy foshnje të porsalindura u gjenden pa jetë në një qendër riciklimi.

Policia e Nju Brunsuk iu përgjigj një thirrje nga qendra e  riciklimit Colgate Paper në zonën industriale në 9:20 të mëngjesit, dhe pasi bëri disa kontrolle zbuloi një foshnje pa jetë, shkruan Daily Mail.

Zbulimi i zymtë çoi në një kontroll të mëtejshëm të zonës, dhe pas 6 orësh u gjet dhe një tjetër foshnje pa shenja jete.

Policia dhe Zyra e Prokurorisë së Qarkut Middlesex janë duke pritur raportin e mjekëve pas kryerjes së autopsisë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjave, raportoi ABC 7 NY.