fbpx

Dy gëzime në një ditë për Almeda Abazin

almeda-abazi-1024x512.jpg

Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi feston sot ditëlindjen e saj të 27-të.

Ajo shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të postuar dy fotografi duke ndarë kështu dy gëzime me ndjekësit e saj.

Por përveç ditëlindjes, Almeda sot ka edhe dy vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj turk, Tolgahan Sayisman.

Në llogarinë e saj në Instagram, Almeda ka postuar dy fotografi. Në imazhin e parë shihet Almeda fëmijë teksa babai po e mbante për të dale në fotografi dhe në të dytën, Almeda shfaqet e veshur nuse duke i mbajtur dorën bashkëshorti i saj.

‘Ta gëzoj ditëlindjen! Dhe gëzuar përvjetorin e dytë të martesës sonë dashuria ime. Babi më ka mbrojtur kur kam qenë e vogël, ndërsa tani ti po mban dorën time’-shkruan Almeda në postimin e saj./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303