Dy gëzime në një ditë, sot feston edhe PS edhe Basha

Sot kemi dy gëzime të rëndësishme në një ditë. Ta lëmë një herë mënjanë krizën dhe të festojmë. Sot kemi ditëlindjen e Partisë Socialiste, e cila mbush 28 vite nga themelimi i saj.

Por, e veçantë është kjo ditë edhe për Partinë Demokratike. Kreu i saj, Lulzim Basha feston ditëlindjen. Basha mbush sot plot 45 vjeç.

Nuk e dimë nëse Basha do ta urojë PS-së apo do t’i vijë ndonjë urim nga partia kundërshtare për ditëlindjen e tij.