“Dy gisht mjaltë” së shpejti në kinema

Screenshot_7-14.jpg

Para pak muajsh është përfolur gjatë për filmin e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjates “Dy gisht mjaltë”.

Fillimisht u dha data 14 shkurt që filmi do dilte në kinema dhe kjo datë u shty aq sa publiku mendoi se filmi nuk do jepej me. Mirëpo ditën e djeshme në një postim  në llogarinë e tij në Istagram Ermal Mamaqi ka publikuar trilerin e filmit“Dy gisht mjaltë”, për të treguar se filmi është gati të dali n⌂ kinema.

Dy protagonistët kryesorë të filmit janë moderatori i njohur Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Nga Videon e Ermalit të shihni trailer-in e mëposhtëm, pjesë e kastit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela.

Po ashtu pjesë e filmit është edhe Erion Veliaj, Holta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani etj.

Theksojmë se për Mamaqin, kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në një projekt të tillë. Rikujtojmë se ai ka aktruar edhe tek filmi “Femrat.”

Ndërkohë për Elvanën kjo është hera e parë që merr pjesë në një film të mirëfilltë, megjithëse këngëtarja ka mbaruar studimet për regji.

https://www.instagram.com/p/BuW89GSFnrM/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303