Dy lëkundje tërmeti në mëngjes / Ja ku u zhvendos epiqendra dhe sa ishte magnituda…

termet-3-770x433-600x360.jpg

Ka nisur me tërmet dita e sotme në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se ka regjistruar dy lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për fat magnituda ka qenë e ulët dhe nuk ka asnjë raportim për dëme, apo panik të shkaktuar.

Sic mund ta shihni edhe në tabelën më poshtë lëkundja e parë për datën 7 shkurt është regjistruar në orën 05:39 me epiqendër 10 km në Perëndim të GJirokastrës dhe me magnitudë 2.7.

Pas saj, një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 06:14, në të njëjtën epiqendër dhe me magnitudë 2.6.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm Kreta në Greqi është tronditur nga një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303