Dy makina policie përplasin kalimtaren /PAMJET

makine-policie.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e drekës në Paskuqan, ku një përplasje mes dy makinave të policisë me njëra- tjetrën ka lënë të plagosur rëndë një kalimtare.

Të paktën ky është pretendimi i një dëshmitari okular të ngjarjes së rëndë, i cili ka dërguar dhe një video të aksidentit në JOQ. Gruaja qëndron e shtritë në dukje pa ndjenja ndërkohë që përballë njëra tjetrës ndodhen dhe dy makina policie.

Sipas denoncuesit ambulanca ka vonuar plot 40 minuta për të ardhur në vendngjarje ndërsa vetë policët e pretenduar si të përfshirë në aksident, kanë kërkuar ta marrin me makinë private për ta çuar gruan në spital.

Denoncimi i qytetarit: Ka ndodhur një aksident në Paskuqan dhe ambulanca s’ka ardhur akoma, po vonohet më shumë se 40 minuta. Makina është e policisë, policët pa pikë edukate donin ta merrnin me makinë private. Çfarë shteti është ky? Gruan që është në tokë e ka goditur makina  e policisë. Shikoni videon shihet se makinat kanë bërë aksident me njëra-tjetrën. Kështu ajo gruaja ishte kalimtare dhe ata e kanë goditur atë.

Video e postuar nga JOQ

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303