fbpx

Dy mësues dhe 7 maturantë të infektuar me Covid-19, ç’po ndodh brenda gjimnazit?

9 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në një gjimnaz në Elbasan së fundmi.

Bëhet me dije se janë prekur nga koronavirusi 2 mësueset dhe 7 maturantë. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e nxënësve dhe mësuesve.

Deri më tani në vendin tonë 458 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.651.