fbpx

Dy muaj jashtë fushave, Milot Rashica gati për ndeshjen e radhës

Screenshot_62-2.jpg

Milot Rashica gjatë dy muajve të fundit ka hasur shumë vështirësi për shkak të një dëmtimi muskulor, që e ka kushtëzuar për të mos qenë në fushë dhe hasur vështirësi për tu kthyer në formë.

Ndeshja e fundit e yllit të Kosovës është në nëntorin e vitit të shkuar dhe duket se rikuperimi nga dëmtimi ka marrë fund.

Para pak ditësh Rashica është kthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit dhe në ndeshjen e radhës ai pritet të jetë në fushë.

Pas katër ditësh Werder Bremen luan ndaj Augsburg në Bundesliga dhe me shumë mundësi Rashica do bëjë rikthimin e tij në atë ndeshje.

Këtë e konfirmon edhe menaxheri i skuadrës, Clemens Fritz.

“Miloti është në listën e kandidatëve për të luajtur në ndeshjen ndaj Augsburg.

Ai është mirë dhe po stërvitet normalisht dhe ne jemi të lumtur”, u shpreh Fritz.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303