fbpx

Dy persona e godasin me sende të forta, përfundon në spital 1 person, Policia jep njoftimin

policia-rruge.jpg

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona pasi kanë goditur me sende të forta një person me iniciale N.K. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Gjatë kontrollit, njëri prej personave që ka sulmuar të dëmtuarin është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ndërsa brenda në makinë është gjetur edhe një thikë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. P. e drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303