fbpx

Dy persona në gjendje të rëndë nga koronavirusi në Kosovë

Sërish është rritur numri i të prekurve në Kosovë nga koronavirusi. Ndërkohë raportohert se dy persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Ata ndodhen në Klinikën Infektive të Qendrës Shëndetësore në Prishtinë të prekur me Covid-19.

Momentalisht në Kosovë janë të prekur me koronavirus 126 persona, ndërsa 7 prej tyre janë në oksigjenoterapi. Sipas mjekut infeksionist Valbon Krasniqi, 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.