fbpx

Dy persona në pranga, ç’po ndodh në Korçë?

Dy persona kanë rënë në pranga sot nga Policia e Korçës si pasojë e kontrabandës me mallra.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditen dy raste të kontrabandës me mallra.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen sasi pesticidesh pa dokumentacion dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit A. Xh., gjetën një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë, sasi të cilën 34-vjeçari ia kishte marrë shtetasit A. B. Gjithashtu në banesën e shtetasit A.Xh., iu gjet një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

————-

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si edhe më pas në banesë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.