fbpx

‘Dy plagë në kokë’/ Vrau policin, mjekët ligjorë: Aldi Rama qëlloi veten me puthitje

538DB933-6C65-4AE6-8686-504E8B6B21B6.jpeg

Ekspertiza mjeko-ligjore, i ka dhënë fund spekullimeve nëse 21-vjeçari, Aldi Rama, personi që vrau nënkomisarin e Policisë, Saimir Hoxha, është vetëvrarë apo jo. Mjekët në Tiranë që kanë kryer autopsinë e 21-vjeçarit kanë dalë në përfundimin se i riu është vetëvrarë. Sipas gazetarit Elton Qyno, ekspertët thonë se kokën e viktimës janë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit.

Në pjesën hyrëse të plumbit, vërehet një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës, ndërsa pranë saj janë pikasur edhe grimca baruti. Të gjitha këto të dhëna kanë bërë që mjekët kanë dalë në përfundimin se Aldi Rama, ka qëlluar vetëm me pistoletën e tij tip “TT”.

Me daljen e aktit të ekspertimit për vdekjen e Aldi Ramës sigurisht që në ditët në vijim prokuroria e Lezhës pritet të marë vendimin e pushimit të kësaj çështje.

Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh.

Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. I riu, i cili duhet të ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303