fbpx

Dy punëtorët ranë nga skela dje, policia jep njoftimin: Ka një të arrestuar

policia-lezhe.jpg

Një 62-vjeçar me inicialet Gj.D., ka rënë në prangat e policisë. Raportohet se ai është pronari i një godine në Lezhë, nga skela e të cilës, ranë dje dy punëtorë.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Ky shtetas ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore. Paraditen e djeshme, shtetasit I. Rr. dhe R.Sh., duke punuar kanë rënë nga skela dhe kanë marrë dëmtime. Këta shtetas janë dërguar për të marë mjekim në spitalin rajonal Lezhë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303