fbpx

Dy shpërthime të fuqishme në Bagdat, Iraku ngre alarmin: Të evakuohet Ambasada Amerikane!

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bagdad, Irak.

Sikurse raporton Sky News, shpërthimet janë dëgjuar në zonën gri, ndërkaq Iraku ka ngritur alarmin që të evakuohet ambasada amerikane.

“Dy raketa janë qëlluar në Zonën e Gjelbër në Bagdad, Irak duke bërë që sirenat të dilnin në ambasadën amerikane. Korrespondenti ynë i Lindjes së Mesme bën me dije se padyshim sulmet janë nga Irani”, shkruan Sky News.