Dy supersfidat e sotme në Champions League

Emocionet e Champions League do të rikthehen sonte me dy supersfida të tjera, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Në “Anfield” Liverpooli do të presë Bayern Munich ndërkohë që në Francë Barcelona ka një transfertë delikate ndaj Lyonit.

Liverpool vjen në këtë ndeshje si kryesuese e Premier League ndërsa bavarezët nuk po kalojnë një sezon të mirë në kampionatin gjerman, edhe pse së fundmi i janë rikthyer sukseseve.

Në ndeshjen mes Lyonit dhe Barcelonës, sigurisht që katalanasit shihen si favoritët kryesorë por kjo transfertë nuk do të jetë e lehtë për ta, duke qenë se edhe francezët kërkojnë të lënë gjurmën e tyre.