Dy të miturat u zhdukën më 1 janar, hidhen dyshimet e forta: U gjetën në hotel, ja kush i shoqëronte

zhduken-vajzat.jpg

Dy vajzat e mitura, Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj janë gjetur së fundmi nga policia. Ato deklaruan se kanë ikur nga shtëpitë e tyre me dëshirë, por gazetari Piro Nase ka zbardhur disa detaje të forta.

Ai tha se dy vajzat e mitura janë gjetur në një hotel shumë pranë qendrës së Përmetit. Sipas tij, dyshohet se dy të shoqet e moshës afro 16 vjeçare, kanë qenë në shoqërinë e një mashkulli rreth 45 vjeç.

Kanë ardhur mëngjesin e sotëm në hotel. Janë shoqëruar nga një mashkull rreth 45 vjeç. Të dyja kanë ardhur me një linjë furgoni nga Tirana. Furgoni ka pasur një ngjyrë të errët. Të dyja vajzat kanë shkuar në hotel. Punonjësit e Policisë i kishin në mbikqyrje vajzat dhe kanë kontaktuar me to në ambientet e klubit të hotelit. Aty janë larguar nga ky hotel dhe janë dërguar në Komisariat. Vetëm sot Komisariati ndërhyri për t’i marrë të dyja minorenet. Priten dy psikologë të specilizuar nga Tirana që t’i marrin në pyetje. Ndoshta ky mashkull është shoferi i rastësishëm. Vajzat kanë qenë shumë të qeta. Kanë mirëpritur punonjësit e Policisë së Përmetit. Nuk kanë bërë rezistencë. Janë gjetur në një hotel në afërsi të qendrës së Përmetit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303