Dy turistë të huaj bllokohen në Theth, si sinjalizuan policinë për t’i shpëtuar

Dy turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në Theth për shkak se kishin ngatërruar rrugën, por ndërhyrja e policisë pas thirrjes së tyre për ndihmë, i shpëtoi.

Në orët e pasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se tek“Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë  F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe  nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnere.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.

Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t’i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

Lër një koment