fbpx

Dy viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Dy persona kanë humbur jeten sot nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për dy të moshuar që kanë qenë prej kohësh në spital kurse numri i të infektuarve ka rënë.

Sot Maqedonia e Veriut regjistroi gjithsej 17 raste të reja me COVID-19 kurse 16 të tjerë u shëruan. Kjo do të thotë se 1740 raste ka regjistruar deri më sot Maqedonia e Veriut nga fillimi i epidemisë kurse 1 mijë e 251 janë shëruar.