Dy vjet pa u paguar, punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan në protestë

protestues-polican.jpg

Rreth150 punonjës të Uzinës së Armëve në Poliçan thonë se prej dy vitesh nuk po paguhen për punën që bëjnë në repartet me të rrezikshme.

Ndaj këtë të premte zbritën në protestën e tetë në kërkim të zgjidhjes.

Këtë herë kërkesa shkoi direkt për kryeministrin.

Punonjësit e uzinës thonë se nga puna aty ata vuajnë sëmundje profesionale, ndërsa  bllokimi i pagave i ka rrënuar ekonomikisht

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan, Abedin Çela, tha se në mungesë të vëmendjes së qeverisë, ata tashmë do ti drejtohen gjykatës dhe ambasadave të huaja.

Punonjësit e Uzinës së Poliçanit thonë se pavarësisht letrave zyrtare që u kanë dërguar asnjë institucion nuk u ka kthyer përgjigje për kërkesat e tyre

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303