Dybala drejt Tottenhamit

Një vrapim kundër kohës. Orët kalojnë, por Juventusi dhe Tottenhami ende duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin e Paulo Dybalas në Londër. Bisedimet vijojnë, por pengesat po kalohen me shumë vështirësi.

Pika nevralgjike e tratativave ka të bëjë me të drejtat e imazhit. Tottenhami është gati ta anashkalojë këtë pengesë, duke e blerë sulmuesin pa patur mundësi për të shfrytëzuar këtë të drejtë (imazhi). Asgjë nuk është vendosur, sepse palët duhet të afrohen në qëndrime edhe sa i përket pagës së Dybalas, me argjentinasin që kërkon pot 10 milionë euro.

Ideja e Tottenhamit është ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, opsion që nuk i tremb bardhezinjtë.

Nëse nuk do të ketë kohë për të kryer vizitat mjekësore, londinezët do t’u besojnë rezultateve të testeve të zhvilluara nga Juventusi pak ditë më parë.