17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Dyndje shqiptarësh, radhë të gjata në Morinë

spot_img

Më mijëra shqiptarë nga të dyja anët e kufirit janë dyndur në pikën kufitare të Morinit për të kaluar festat e fundviti në të dyja vendet tona. Radhët e mjeteve janë krijuar në dy anët e kufirit.

Rreth 17 mijë persona dhe më shumë se 5600 mjete kanë hyrë dhe kanë dalë vetëm ditën e sotme.  Mësohet se policia kufitare po punon me kapacitet të plotë.

Prej mbrëmjes së kaluar policitë kufitare të Shqipërisë e Kosovës janë vendosur në pikën e përbashkët të Morinit.

Ndërkohë që duhet nënvizuar se tashmë në doganë ka më shumë lehtësira lëvizjeje pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrave të brendshëm në Morinë në prezencë të kryeministrit Haradinaj. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat