fbpx

Dyshohen për vepra kriminale, policia arreston 17 tifozë futbolli

Screenshot_18-2.jpg

17 persona janë arrestuar në Serbi, pasi akuzohen se kanë lidhje me huliganët që mbështesin një ekip futbolli të Beogradit. Arrestimet e kryen gjatë natës së 4 shkurtit, ku u përfshin forcat policore dhe agjencia e inteligjencës. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.Vulin tha se të arrestuarit akuzohen për vrasje, zhvatje dhe trafik droge. Zyrtari policor, Ninosllav Cmoliç tha se “ky grup i shkatërruar kriminal po fshihej” pas një grupi tifozësh që mbështesin ekipin e futbollit Partizani. Tifozët serbë njihen për rrëmujat që shkaktojnë nëpër stadiume, ndërsa disa prej tyre janë akuzuar se kanë shfrytëzuar sportin si mbulesë, për krim të organizuar.Në vitet e fundit, në Serbi kanë ndodhur vrasje të tifozëve të futbollit, të cilët janë ekzekutuar në stil të bandave kriminale. Lideri i grupit të tifozëve të Partizanit, Velko Belivuk dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Marko Mikoviç, janë në mesin e të arrestuarve. Belivuk edhe më herët ishte dyshuar se ka lidhje me aktivitete kriminale, por i kishte shpëtuar ndjekjes penale, për shkak të lidhjeve të tij me politikanët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303