Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, lihet në burg 60-vjeçari

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-2.jpg

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60-vjeçarin me iniciale V.N, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer edhe marrëdhënie me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Por edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë burg pa afat.

60-vjeçari u arrestua të shtunën nga policia e Lezhës, pas informacioneve të marra në lidhje me rastin në fjalë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303