fbpx

‘Dyshojë që të rri kufoma 15 muaj’, qytetari rrëfen dëshmitë tronditëse për tragjedinë në Kombinat

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku vdiqën Zhaneta dhe Anisa Josifi. Një qytetar ka folur për Neës24, ku theksoi se të treja, Zhaneta, Blerta dhe Anisa Josifi frekuentonin Dëshmitarët e Jehovait, ndërsa ka treguar një eksperiencë të tijën shumë vite më parë duke hedhur dyshime për çështjen e deklaruar se 30-vjeçarja Anisa Josifi kishte vdekur 15 muaj më parë dhe trupi i saj ishte lyer me vajra të ndryshme.

“Dyshoj që të rri kufoma 15 muaj. Dyshoj që ia kam parë një personi që e mbante në çantë dhe ishte jeshil. Tani po dyshoj pse e kam parë këtë vaj, ai ka qenë i Jehovait, kam komunikuar me atë person. E kam pyetur përse e ke këtë vaj se mendoja mos ishte për ndonjë sëmundje dhe më tha e kam për erën e këmbëve, i thashë a ma jep dhe mua, më tha jo nuk mund të ndihmoj. Të gjithë njerëzit janë të shokuar, ngjarje makabre. Të zbardhet e vërteta, të vihen para ligjit personat e lidhur me këtë gjë makabër dhe i uroj shërim të shpejtë motrës së Anisës dhe ngushëllime familjeve”, deklaroi qytetari.