Ish-Miss Albania, Xhensila Pere tashmë moderatore në televizion ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “EXPULS” në Rtv Ora, ku ju ka dhënë përgjigje mjaft pyetjeve që lidhen me jetën e saj private.
Ajo u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka në lidhje me personazhin e njohur më zhgënjyes, ajo tha emrin e këngëtares Xhesaira:
“Nuk më pëlqen qe bëhet shkak për ndarje çiftesh”, duke iu referuar kështu lajmeve të qarkulluara 1 vit më parë, sikur Xheisara kishtë ngacmuar Romeo Veshajn, periudhën që ky i fundit ishte i lidhur me Jonida Maliqin.
Reagimi i Xhesairës erdhi pak orë pas transmetimit të emisionit, ku ajo iu kundërpërgjigj Xhensilës duke i thënë që të hiqte dorë nga të qenurit Nënë Tereza.
“E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës tek #EXPULS. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja imë prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit Nënë Tereza dhe merakosu për burrin tënd dhe lej burrat e botës se e gjejnë direkt ngushëllimin!”– shkruan ajo.