fbpx

E ardhmja, dorëheqja dhe Gattuso: Carlo Ancelotti flet troç

Napoli u rikthye te fitorja dhe kaloi fazën e grupeve në Champions League. Fitorja 4-0 në “San Paolo” përballë Genk solli kualifikimin, por tema e ditës është e ardhmja e Carlo Ancelottit.

Në Itali përflitet për një akord me presidentit De Laurentiis dhe Gennaro Gattusos, teksa Ancelotti flet për kualifikimin dhe situatën e tij në një prononcim për Sky Sport. “Ishte një kualifikim i merituar, kemi luajtur me kurajo në këtë grup. Në Champions jemi treguar kompetitivë. E ardhmja? Nuk do e di nëse do të jem në pankinë të shtunën, por shpresoj që po. Do të bisedoj nesër me drejtuesit, e ardhmja ime është në duart e klubit.

Gattuso? Nuk di asgjë në lidhje me të, e kam pasur mendjen vetëm te përgatitja e ndeshjes së sotme. Nuk besoj se do të jap dorëheqje, nuk e kam bërë kurrë më parë. Napoli është një skuadër me kualitet, më vjen keq që nuk e kemi shfaqur në kampionat“, përfundon Ancelotti.