E bujshme/ Amir Rrahmani kryen vizitat mjekësore me gjigandët e Serisë A

FB_IMG_1563026728393-590x354.jpg

Amir Rrahmani duket se do të kalojë te ekipi i Napolit. I përfolur prej shumë kohësh, mbrojtësi i Dardanëve do vijojë të mbetet në Serinë A, por jo më te Verona.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “Zona Gol”, Migen Memelli ka treguar se ish mbrojtësi i Partizanit ka gjetur akordin me klubin e Napolit, duke kaluar edhe testet mjekësore. Burimet e Memellit vijnë nga kompania që menaxhon lojtarin, duke siguruar për diçka të tillë.

Në mediat italiane flitet se Napoli është në kërkim të dyshes së Veronës, me Rrahmanin dhe Amrabat që janë pranë jugorëve. Sipas “CalcioNapoli”, e gjithë tratativa mund të mbyllet në shifrën e 30 milion eurove, me 15 milion për secilin lojtar.

Amir Rrahmani ka zhvilluar 17 paraqitje këtë sezon me Veronën dhe sëbashku me lojtarin e Kombëtares shqiptare Kumbulla, kanë treguar se janë të aftë të përfaqësojnë një klub më me emër.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303