fbpx

E bujshme/ Gjykata merr vendimin, dënohet me burg ish-Deputetja

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs-1.jpg

Është dënuar sot me 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina. Kjo e fundit akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Isuf Makolli, e akuzuara Pantina u dënua me 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, kurse me 6 muaj burgim me kusht për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj saj u shpall pas shqyrtimit fillestar të mbajtur të hënën, ku pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj, e akuzuara Pantina u deklarua fajtore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303