E bujshme / Iker Casillas shpall kandidaturën për President në…

Iker Casillas i surprizon të gjithë. Ish-portieri i kombëtares spanjolle ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet për president të Federatës Spanjolle të Futbollit që do të zhvillohen në vitin 2020, ku Casillas do të synojë të marrë vendin e Luis Rubiales.

“Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli spanjoll.”

Kujtojmë që Casillas, aktualisht është pjesë e Portos, në kampionatin portugez, teksa ende nuk ka komunikuar largimin e tij nga futbolli. Kjo gjë pritet të ndodhë në momentin që ai do të dorëzojë kandidaturën për president të federatës.