fbpx

E bujshme/ Maldini tenton Ancelottin, i ofron pankinën e Milanit

ancelotti-maldini.jpg

Përballja e 23 nëntorit në “San Siro” mes Milanit dhe Napolit mund të sjellë edhe bisedime të mëtejshme për një “gjysmë-shkëmbimi”.

Stefano Pioli nuk ka bindur në krye të kuqezinjve dhe largimi duket më se i afërt. E njëjta situatë edhe në kampin tjetër, me ekipin e Carlo Ancelotti që po kalon periudhën më të errët në dekadën e fundit.

Kritikat e tifozëve kanë revoltuar presidentin, Aurelio de Laurentiis, i cili i ka dhënë afat “Don Carlos” deri më 10 dhjetor, kur edhe mbyllet faza e grupeve të Champions League.

Nëse numri 1 i Napolit vendos ta shkarkojë, Paolo Maldini do të tentojë të bëj çmos për ta sjellë në Milano. Ky do të ishte një rikthim i Ancelottit në krye të Milanit, me të cilët fitoi thuajse gjithçka në tetë vitet e kaluara në pankinën e kuqezinjve., ku veçohet titulli i UEFA Champions League në vitin 2005.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303