E bujshme/ Muriqi pranë “klubit të shqiptarëve” në Seria A për 20 mln euro

Lazio në njërën anë dhe Vedat Muriqi në anën tjetër janë duke zhvilluar një sezon fantastik.

Klubi italian po kryeson Serie A me 62 pikë ndërsa bomberi kosovar ka rezultuar gjithmonë protagonist me paraqitjet e tij.

Sipas “Corriere dello Sport”, skuadra e Simone Inzagit i ka vënë syrin sulmuesit të Fenerbahces.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare beson se Vedat Muriqi mund të përshtatet në një kampionat elitar siç është Serie A.

Kartoni i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro, një shifër e përballueshme për klubin italian duke marrë në konsideratë se ish-lojtari i Besës së Kavajës ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar në 6 asiste këtë sezon në kampionatin turk të futbollit.