E bujshme nga Italia, Milani kërkon Emanuele Ndoj

Foto-Sporti-Emanuele-Ndoj-Milani.jpg

Një lajm i bujshëm është publikuar nga mediet italiane në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj.

Mesfushori i Brescia-s pritet të largohet nga ekipi që sapo u ngjit në Seria A.

Shqiptari zhvilloi një sezon fantastike dhe fitoi vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa Brescia i ka dhënë urdhër të prerë: Ndrysho menaxher, ose shitu! Mario Giufredi, agjenti i të riut, po punon për një ekip të ri.

Milani ka hedhur sytë nga shqiptari, ndërsa interesimin më të madhe ka Bologna.

Skuadra e Seria A është më pranë tij, por problem mbetet kartoni i Ndojit që kap vlerën e 5 milion eurove.

scroll to top