fbpx

E bujshme/ Pirlo emërohet trajneri i ri i Juventusit

Andrea Pirlo do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin e shkarkuar në postin e trajnerit të Juventusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian, duke bërë të ditur se ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Mesfushori legjendar Andrea Pirlo nuk ka përvojë si trajner dhe vetëm këtë javë ishte zyrtarizua si trajner i ekipit U23 të Juventusit, që luan në Serie C – ligën e nivelit të tretë të futbollit në Itali

Megjithatë, ai u prezantua në një konferencë të madhe i shoqëruar nga presidenti Andrea Agnelli dhe drejtori Fabio Paratici, që thanë se ai do të kishte rol të madh në skuadër në të ardhmen.